Kronike
Grabitja në Vlorë me VIDEO/ Autorët të maskuar…
Pamjet që po shikoni tregojnë grabitjen e një dyqani me pajisje elektronike në Vlorë. Siç shihet në videon e publikuar nga EuroNeës, dy persona, të maskuar me kapuç, hapin me forcë derën dhe më pas marrin pajisje të ndryshme.
Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në bulevardin Vlorë-Skelë. Autorët kanë vjedhur shumë pajisje elektronike që besohet se janë shitur në tregun e zi. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen në fjalë.