Bota
Grabitje e armatosur në aeroport si te “ La Casa de Papel”, njerëzit mbledhin para nga rruga

Grabitja në një aeroport kolumbian mori një kthesë të papritur .
Më në fund, duke arritur në një fshat, ku jeton një komunitet indigjen, banda i vuri zjarrin një prej automjeteve të tyre, me një qese me kartëmonedha ende brenda saj, ndoshta për të shpërqendruar autoritetet, sipas BNO News. Pamjet tregojnë banorët vendas duke gërmuar nëpër grumbuj kartëmonedhash të djegura në tokë. Banda e armatosur dyshohet se vodhi të paktën 24 çanta me para, katër prej të cilave janë gjetur. Autoritetet kanë arrestuar dy të dyshuar, por hetimet janë në vazhdim. Grabitja e armatosur rezultoi që autoritetet e aeroportit të pezullonin operacionet për disa orë. Në momentin që banda shpërtheu në korridor me fuoristradat e tyre Toyota Land Cruiser Prado, një pasagjer, një turist kuban, tha: “Ata arritën duke qëlluar”. Grabitja ndodhi para pasagjerëve, të cilët u kapën nga paniku. 10 grabitësit e mbetur u larguan me një shumë parash ende të panjohur.

