Pinknews
‘Gratë e ish-burrave të mi më kanë inat’
Dihet tashmë që Rudina Dembacajn dhe Arbana Osmanin i lidh dhe i ndan dikush. Bëhet fjalë për partin e Arbana Osmanit, Eduart Grishaj që ka qenë i fejuar i Rudina Dembacajt vite më parë.
Por ndarja e tyre duket se nuk ka qenë e paqtë. Përveçse nuk kanë folur asnjëherë për njëri-tjetrin, Rudina nuk ka kursyer thumbat për Arbana Osmanin duke u shprehur :
“Nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi, më kanë inat, e kam seriozisht.”- ka thënë ajo ndërkohë që audienca ka duartrokitur, shkruan Albeu.com.
Ajo së fundmi ka parë filmin “sofia” të realizuar nga Eduart Grishaj ku aktron edhe Arbana Osmani dhe madje e ka vlerësuar e duartoktiur.
“Më në fund një film me vlera”, ka shkruar ajo.
Por Rudina Dembacaj është zgjuar sot në humor, duke dëgjuar këngëne famshme “Rudina” e duke kënduar “O Rudina ti pse më le, pse më fute të gjallë në dhe”