Kosova
Grenell i përgjigjet Kurtit: Ai është dënuar nga administratat Trump e Biden, NATO e BE
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/02/KURTI-GRENELL-1.jpg)
I dërguari amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell i është përgjigjur përsëri deklarimit të kryeministrit të Kosovës, i cili tha të enjten për median lokale në Istog se marrëdhëniet nuk kanë qenë asnjëherë më mirë.
“Çka me bo unë. Ti e din shumë mirë se tërë jetën time kam qenë aktivist e jo analist. I kemi këto studiot që i studiojnë se çka i tha kështu e pse e këqyri ashtu. Punët kurrë ma mirë nuk i kena pas. Po blejmë helikopterë “Black Haëk” pas blerjes së sistemit ‘Javelin‘. Grantin më të madh nga Amerika e kemi marrë gjatë mandatit tonë. Ne kemi bërë avancimin me Amerikën kur raportin me Amerikë nuk e kemi vetëm diplomatik por e kemi edhe në mbrojtje, e në zhvillim e edhe energji. Kanihere ka kritika e vërejtje, por duhet me ec përpara”, ka thënë Kurti një ditë më parë.
Grenell në një shkrim në rrjetin social X thotë se marrëdhëniet nuk kanë qenë asnjëherë më të ulëta.
“Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj.”, shkruan Grenell.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)