Connect with us

Kosova

Grenell ‘këput krahët’ e protestuesve antiVuçiç, flet për dhunën e përdorur në Beograd e Novi Sad…

I dërguari presidencial amerikan për misione speciale, Richard Grenell ka komentuar protestat në Serbi që u nxitën nga revolta e studentëve, një nga më të mëdhatë në dekadat e fundit dhe me kete rast ai tha kërkoi që dhuna të dënohet dhe demonstratat të jenë paqësore.

“Është gjithmonë e rëndësishme të ngrini zërin por edhe të dëgjoni. Të gjithë duhet ta dënojnë dhunën dhe t’i përmbahen demonstratave paqësore, pasi procesi demokratik duhet të respektohet”- ka shkruar Grenell në një postim në platformen X.

Ai gjithashtu u kerkoi protestuesve që “të mos përdorin dhunë” nëse duan ndryshimin e një ligji apo ndryshimin e ndonje lideri.

“Ne nuk i mbështesim ata që minojnë sundimin e ligjit ose që tentojne te marrin me forcë ndërtesat qeveritare. Nëse nuk ju pëlqen një ligj apo një lider, atëherë punoni për ta ndryshuar atë – por mos e përdorni dhunën” – ka potencuar i dërguari amerikan Richard Grenell

Advertisement