Kosova
GRENELL LIRON THAÇIN/ Presidenti kthehet në Kosovë.. Informata si “u gatua” arrestimi në Hagë
Gazetari Berat Buzhala duke folur në lidhje me emërimin e Richard Grenellit në administratën Trump si i Dërguar Special i Presidentit për Misione të Veçanta në disa prej pikave më të nxehta në botë, është shprehur me bindje se ai do të mbulojë edhe Ballkanin teksa ka shtuar se Grenell do të ndërhyjë edhe tek çështja e arrestimit të Hashim Thaçit.
“Që Grenell do të mbulojë edhe Ballkanin, posaçerisht Kosoven dhe Serbine, e kam konfirmim prej tij” – deklaroi Buzhala
“Aty ku do të ndërhyjë më së shumti është çështja e tribunalit special ku mbahet Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe te tjere. Kete ceshtje Grenell e ka peng. Ai më ka thënë që “Thaçi është arrestuar për shkak të Donald Trump” – ka theksuar analisti politik, sipas te cilit “Do të ketë edhe informata më të detajuara se si është gatuar çështja e arrestimit të Hashim Thaçit. Ai tha se ka biseda të përgjuara që konfirmojnë rastin e Thaçit dhe që lidhin burgosjen e tij per te demtuar politikisht Donald Trumpin.
“Ka edhe njerëz që e dëshmojnë komunikimin e tyre me Jack Smith që ka qenë prokuror, pra Jack Smith ka biseduar me njerëz, kryesisht me shqiptarë dhe i ka nxitur ata që të falsifikojnë të dhëna kundër Thaçit” – ka treguar Buzhala duke shtuar se “prokurori, kryeprokurori i Hagës, kryegjyqtari i Hagës dhe diplomatë të BE-së që janë ne HAGE kanë pasur nje takim dhe se po funksionojnë si një trup i vetëm. Ata ju kanë thënë diplomatëve të huaj se “kur të vijë Grenell, kane frike se do ta lirojë Hashim Thaçin”.
“Njëra prej hapave të parë që ka për të marrë administrata Trump, do te jete zgjidhja e kesaj ceshtje” – deklaroi Buzhala