Connect with us

Kosova

GRENELL MBYLL SKENEN/ Trump nuk do rihapë dialogun, marrëveshja e Uashingtonit është fundi

I pyetur për ish të dërguarin special amerikan për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, politologu Ognjen Gogic deklaroi se me gjasë nuk do të ketë ndonjë pozitë të lartë siç u spekulua.

“Teorikisht, është e mundur që ai të riemërohet si i dërguar për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe Ballkanit Perëndimor, por Departamenti i Shtetit tashmë ka njeriun e tij, Aleksandar Kasanof” – theksoi Gogiç.

Sipas interpretimit të tij, emërimi i Grenellit do të thoshte se Trump pranon se procesi nuk ka përfunduar, gjë që nuk mund të ndodhë, sepse ai beson se gjithçka përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit.

“Në këtë kuptim, nuk ka nevojë për negociata të reja dhe një të dërguar të ri” – potencoi Gogiç dhe theksoi se Serbia këtë herë ka luajtur me me shume zgjuarsi, sepse nuk e ka mbështetur hapur Trumpin në fushatë, por ka insinuuar se cilën anë e sheh me me shume simpati.

“Për shkak të qëndrimit të Grenelit ndaj Albin Kurtit, Prishtina do duhet qe tani të presë ndonjë lloj qëndrimi negativ nga Uashingtoni, kështu që ndoshta do të jetë pak më e përmbajtur”, parashikoi Gogiq.

Megjithatë, ai gjithashtu theksoi se nuk ka bazë që Donald Trump të jetë dashamirës ndaj qëndrimit të Serbisë në lidhje me Kosovën.

Sipas shpjegimit të Gogic, diplomacia e Trump-it, e udhëhequr nga Grenell, kishte qëllimin për të sjellë Serbinë dhe Kosovën në njohje reciproke, por kjo u ndryshua për shkak të kundërshtimit të Beogradit, kështu që marrëveshja ne Uashington u shndërrua në marrëveshje për normalizimin ekonomik.

“Pritshmeria që tani Trump të rihap dialogun, ta kthejë atë në Kombet e Bashkuara dhe të jetë më dashamirës ndaj Serbisë, nuk ka asnjë bazë në politikën që ai ka udhëhequr deri më tani” – potencoi politologu Gogic.

Advertisement