Connect with us

Kosova

GRENELL MESAZH Kurtit/ Amerika me Rugovën, Thaçin, Hotin dhe kriza me Albinin

Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës “janë në krizë me Albin Kurtin kryeministër” – Kështu ka thënë në një deklaratë për median kosovare ‘Nacionale’, i emëruari i Donald Trump për Misione të Posaçme në botë, Richard Grenell. Sipas tij, krize ka jo vetem me SHBA, por edhe me Bashkimin Europien

Grenell theksoi se prej presidentit të parë kosovar, Ibrahim Rugovës e deri te kryeminstri i fundit para qeverisë së Vetëvendosjes, Avdullah Hoti, marrëdhëniet kanë qenë bipartizane, “të shkëlqyera” nga te dyja administratat, republikane dhe demokrate, por, jo edhe me Kurtin.

Ky i fundit dy palë zgjedhje radhazi ka marrë anën e Demokratëve: përkatësisht më 2020’ën ku kishte dalë me videoadresim në mbështetje të Joe Biden, si dhe më 2024’ën ku kishte marrë pjesë në Konventën e Demokratëve kur Kamala Harris mori kandidaturën për të garuar në zgjedhjet presidenciale.

“Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti, që të gjithë kane patur marrëdhënie të shkëlqyera me Republikanët dhe Demokratët në Amerikë. Hera e vetme në 35 vite kur marrëdhëniet Kosovë – ShBA, dhe Kosovë – BE) po vuajne krizen, janë me Albin Kurtin kryeministër”, theksoi Richard Grenell.

Kujtojme se vetem pak dite me pare, teksa u pyet në një intervistë për atë nëse bagazhi i raporteve të këqija të tij me Richard Grenell dhe Republikanët do të vazhdojë të rëndojë marrëdhëniet me Administren e Donald Trump, Albin Kurti tha se jo, teksa e ndërlidhi shpresën se marrëdhëniet me ShBA-në do të jenë të mira duke u bazuar në atë qe ai tha se Kosova shpenzon më shumë se 2% të GDP-së në mbrojtje – edhe pse vendi s’është në NATO dhe s’është kriter për Kosovën. “Nuk shoh kurrfarë vështirësish për marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA, që janë partneri ynë kryesor. Unë nuk besoj që do të ndikojnë në raportet tona” – theksoi kryeministri I Kosoves

Advertisement