Kosova
Grenell SHPALL PLANIN/ Dilema e tragjedisë: SHBA e ka obligim ta shtyjnë përpara Serbinë
Ish i Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi dhe njëherazi ai që mendohet se pas fitores se Donald Trump, mund të marre postin e Sekretarit te Shtetit, apo Keshilltari I pare I Sigurisë, Richard Grenell, ka thënë se tani ne pushtet ne SHBA, Ballkani Perëndimor do të jetë në fokus të administratës së re.
Ai theksoi gjthashtu se Uashingtoni e ka obligim ta shtyjë Serbinë përpara.
Grenell ka premtuar se të gjithë që jetojnë në Ballkan do të jenë dëshmitarë të përparimit të të gjithë rajonit tani qe Donald Trump u rikthye si president i SHBA-së.
“Kur Presidenti Trump më emëroi si të dërguar për Kosovën dhe Serbinë, ai më tha një gjë: Shko atje dhe zgjero ekonominë në mënyrë që të rinjtë të kenë arsye të qëndrojnë në rajon, mos të emigrojnë për punë në Poloni, Gjermani apo Hungari’. Presidenti Trump dëshiron që familjet tuaja të jetojnë dhe të rriten në Novi Sad, në Beograd, dhe ju duhet të jeni në gjendje të keni një ekonomi te shendoshe”- deklaroi Grenell, duke shtuar se Amerika e ka “për obligim që të vazhdojë ta shtyjë Serbinë përpara” dhe se “është e përkushtuar ta bëjë këtë”.
Amerika, potencoi ai, dëshiron një rajon që bashkëpunon dhe që ka lënë pas konfliktet e tmerrshme.
“E pranoj se nuk i di vuajtjet nëpër të cilat kanë kaluar shumë nga familjet tuaja, dhe shpesh duket se amerikanët janë të pandjeshëm me mesazhet e tyre ‘ec përpara’, ‘kapërceje’, por kur flasim për të ecur përpara, është sepse ne e duam rajonin, jo sepse jemi të pandjeshëm” – potencoi Grenell duke theksuar se shpreson që rajoni ta kuptojë se ka vlera për të cilat SHBA thotë se e kaluara duhet tejkaluar.
“Kjo nuk është për shkak se ne nuk e respektojmë të kaluarën; është sepse ne nuk dimë atë që dini, dhe ju duhet të na falni që ndonjëherë jemi të pandjeshëm, por kjo është për shkak se ne jemi të përqendruar ta bëjmë rajonin tuaj të pabesueshëm per nga perparimi” – deklaroi ish emisari amerikan.