Connect with us

Kronike

Greqi/ Protesta për vdekjen e një adoleshenti rom të vrarë nga policia

Në Greqi nuk ka asnjë shenjë të zbutjes së indinjatës për vdekjen e një adoleshenti me etni rome, i vrarë me një armë zjarri në kokë nga një polic më 5 dhjetorin e kaluar.

Mijëra njerëz dolën sërsih në rrugë në Athinë dhe Selanik për të kërkuar drejtësi teksa në periferi pati përleshje me oficerët e policisë, të cilët përdorën gaz lotsjellës për të larguar turmat.

Veçanërisht në Selanik grupe personash të armatosur dhe me kapuç në kokë kanë vënë në shënjestër forcat e sigurisë.

Sipas burimeve zyrtare, në fund të ditës policia ka bërë 32 ndalime dhe tre arrestime.

Advertisement