Connect with us

Rajon

Greqi/ Shqiptarët plagosin 22-vjeçarin në një lokal

GREQI– Mediat greke kanë bërë publike pamjet nga sherri që ndodhi një ditë më parë në një lokal nate në Artemisa. Tre shqiptarë janë përplasur me një 22-vjeçar. Papritur njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur 22-vjeçarin, i cili ka rënë në tokë i përgjakur. Tre autorët hipën në një makinë dhe u larguan, ndërsa i plagosuri i ka ndjekur me automjetin e tij, mirëpo në kryqëzimin e rrugëve Artemisos dhe Salaminos ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një farmaci.

VIDEO + FOTO/ Shqiptarët plagosin 22-vjeçarin në një lokal

DINAMIKA: Ngjarja ndodhi rreth orësh 4 të mëngjesit të së shtunës. I riu është sulmuar me thikë nga një 33-vjeçar shqiptar në një lokal në plazhin e Artemidës. Autori pasi e ka goditur viktimën me thikë në bark, hypi në një taksi të drejtuar nga një shqiptar dhe zhduken në drejtim të Rafinës.

I plagosuri futet në makinën e tij për të shkuar në spital. Mirëpo, në Avenue Artemis, ai përballet me taksinë me autorët shqiptarë. I riu i gjakosur i ndjek ata, por në përpjekje për t’iu afruar taksisë, përplaset në farmacinë në kryqëzimin e rrugës Artemis dhe rrugës Salaminos.

Në video-dokumentin e siguruar nga protothema.gr, sedilja të cilën e ngiste i lënduari, duket se ka devijuar kursin e saj dhe përplaset me shpejtësi të madhe në xhamin e farmacisë.

Në pamjet filmike shihet përplasja, ndërsa në një video tjetër të paraqitur nga protothema.gr shihen ekipet duke marrë viktimën dhe duke e çuar të gjakosur në ambulancë. Policia po vijon kërkimet për gjetjen e shqiptarëve.

Advertisement