Connect with us

Bota

Greqi/ Truke të vogla kundër krizës energjetike

Me rritjen e kostove të energjisë dhe afrimin e dimrit, qytetarët grekë kanë filluar të vlerësojnë opsionet për të kufizuar faturat e shtrenjta. Zgjidhjet në treg janë të ndryshme, në varësi të buxhetit në dispozicion të familjeve.

Zgjidhja më e lehtë dhe më e lirë është zëvendësimi i llambave.

Por familjet me sisteme ngrohje me gaz natyror janë ato që po përjetojnë presionin më të madh.

Panelet diellore janë bërë jashtëzakonisht të njohura.

Ka një rritje të kërkesës rreth 20-30% dhe çmimet për këto sisteme mbeten të qëndrueshme për momentin.

Kompanitë greke po eksportojnë gjithnjë e më shumë sisteme të ngrohjes diellore në Europën Veriore, megjithëse atje ka më pak ditë me diell sesa në Jug.

Në Greqi, qeveria ka njoftuar se do të ofrojë stimuj për familjet përmes një programi gradual të subvencionimit për faturat e shërbimeve.

Advertisement