Kosova
Greqia dërgon ushtarë helen në Kosovën e trazuar nga tensionet me Serbinë
Një numër i ushtarëve të Greqisë do t’i bashkohen KFOR-it në Bondsteel në kuadër të forcës rezervë.
Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të Shtabi të Përgjithshëm të Ushtrisë së Greqisë.
Kjo është hera e dytë që forcat greke vendosen në Kosovë.
Herën e parë ato kishin qenë të pranishme në Kosovë nga shtatori deri në dhjetor të vitit 2023, pas sulmit terrorist që kishte ndodhur në Banjskë, ku kishte mbetur i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, tashmë hero i shpallur nga institucionet e Kosovës, Afrim Bunjaku.
Prej pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës (Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qipro), shteti grek ka luajtur rolin më bashkëpunues diplomatik, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, ngritur nivelin e tregtisë dhe duke dërguar e pritur delegacione qeveritare.
Kërkesa e Kosovës për njohje të pavarësisë ekziston në Athinë prej shumë vitesh.
Qeveria e Greqisë gjithashtu është treguar mjaft e hapur për bashkëpunim, duke pritur delegacione kosovare dhe duke bërë shpesh vizita zyrtare në Prishtinë, megjithatë njohja për Kosovën nuk ardhur.