Bota
Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton furnizime ushqimore për palestinezët

Në kuadër të një misioni të përbashkët midis BE-së dhe Lindjes së Mesme, Greqia ka dërguar ndihma ushqimore në Gaza përmes ajrit, me qëllim për të lehtësuar mungesat dhe për të mbështetur civilët në rajonin e goditur nga konflikti.
Dy avionë të Forcave Ajrore Helene realizuan një hedhje ndihmash humanitare mbi Gaza mëngjesin e sotëm, duke sjellë 8.5 ton furnizime ushqimore thelbësore në enklavën e shkatërruar nga lufta.
Operacioni është bërë i ditur nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, u koordinua në partneritet me vendet nga Bashkimi Evropian dhe Lindja e Mesme. Ai synonte të ndihmonte në përmbushjen e nevojave urgjente të civilëve në Gaza, ku armiqësitë e vazhdueshme kanë lënë pjesë të mëdha të popullsisë duke luftuar për të pasur akses në nevojat themelore.
“Dy avionë të Forcave Ajrore Helene këtë mëngjes hodhën 8.5 ton artikuj ushqimorë thelbësorë në zona të Gazës”, tha Mitsotakis në një deklaratë të postuar në Facebook. “Misioni u organizua në bashkëpunim me BE-në dhe vendet e Lindjes së Mesme dhe synonte të mbështeste nevojat themelore të njerëzve në këtë rajon që ka vuajtur shumë.”
Udhëheqësit grek theksoin gjithashtu se Athina do të vazhdojë të ndërmarrë nisma për një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e pengjeve dhe sigurimin e një rrjedhe të papenguar të ndihmës humanitare në Gaza.”Është detyra jonë të ndalojmë menjëherë vuajtjet njerëzore”, tha ai.

