Rajon
Greqia ‘shkundet’ nga një tjetër tërmet
Një tërmet me magnitudë 5.9 Rihter ka goditur Greqinë pak minuta më parë.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë zona detare në ishullin e Rodos. Ndërkohë lëkundjet janë ndjerë deri në Karpathos.
Eyewitnesses reported shaking in #Greece 3 min ago (local time 14:37:06)⚠
More info soon! pic.twitter.com/DUNzkCCWSz— EMSC (@LastQuake) January 25, 2023
Për fat të mirë deri më tani nuk janë raportuar dëme serioze material për shkak se epiqendra është regjistruan në zonën detare të ishullit.
Sipas Institutit Gjeodinamik, thellësia e tërmetit vlerësohet në 22 km ndërsa vendndodhja është 58 km në juglindje të Lindos.