Connect with us

Kosova

Grevat dhe ‘bredhjet’ e Kurtit

Grevat dhe ‘bredhjet’ e Kurtit/ Isa Mustafa: LVV e ka kastruar shoqërinë civile

Kosova është duke hyrë në javën e pestë të grevës në arsim dhe në administratë publike. Mbi 300 mijë nxënës kanë mbetur pa vijuar mësimet e rregullta, pikërisht për shkak të grevës ku kërkesa e Sindikatës është rritja me 100 euro e pages deri në aprovimin e Ligjit për Pagat.

Pavarësisht këtyre grevave dhe bllokadave në administratë publike, Qeveria e Kosovës vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim. Kërkesat janë të paarsyeshme dhe nuk do të plotësohen.

Ish kryeministri dhe lideri historik i LDK, Isa Mustafa, ka deklaruar se gjendja në arsim, me mosgatishmërinë e Qeverisë për të gjetur zgjidhje për pagat e mësimdhënësve flet më së miri për nivelin e degradimit jo vetëm qeverisës e institucional, por edhe të degradimit shoqëror të vendit.

“Të mbahen peng prej Kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani, mësues e nxënës, dhe të mos ketë asnjë reagim të mirëfilltë, tregon se këtij populli i pëlqen një qeveri që e dhunon, që e gënjen dhe që e manipulon dhe tregon gjithashtu se Lëvizja Vetëvendosje e ka kastruar shoqërinë civile, kurse opozita po e trajton këtë problem sa për sy e faqe” – Tha Mustafa

Sipas ish-liderit të LDK-së, zgjidhje ka, por duhet të ndalen fillimisht bredhjet nëpër botë të qeveritarëve, të ulen me sindikatat dhe këta të fundit të mos ngriten nga tavolina e bisedimeve, ose në të kundërt prindër e gjyshër të mbyllen nëpër shkolla në greva urie.

“Ky është turp dhe grushti rëndë ndaj pavarësisë” – theksoi Mustafa

Advertisement