Connect with us

Aktualitet

Grevë urie/ Kovaçi: Kërkojmë garanci për jetën

Pedagogët do të hyjnë në grevë urie nëse president ii jep garanci për jetën e tyre dhe familjarëve. Këtë bëri me dije kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaci u shpreh se nëse e marrin garancinë, 30 pedagogë do hyjnë në grevë pasi qeveria nuk i plotëson kërkesën për rritjen e pagave.

“Në pamundësi të marrjes së një përgjigje nga qeveria, Sindikata i drejtohet presidentit dhe institucuioneve të rendit për garantimin e jetës së pedagogëve që do të hyjnë në grevë urie dhe familjarëve të tyre. Ne jemi këtu për mbrojtjen e arsimnit dhe vlerës njerëzore. Besojmë shumë se është cështje që i takon të gjithëve. Nëse marrin garanci për jetën 30 pedagogë kanë vendosur të futen në grevë. Do jenë në pritje të një përgjigje dhe për pak minuta do futen në grevë. Përgjigjen do e presin në ambientet e politeknikut”, tha Kovaçi.

 

Advertisement