Aktualitet
Grida Duma zbulon të pathënat
Grida Duma ka nisur së fundmi rrugëtimin e saj të ri si moderatore në “Top Story”, pranë Top-Channel. Vendimi për të lënë politikën dhe për t’ju bashkuar medias u komentua gjatë, por si e komenton Duma?!
E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra”, Grida foli për sfidat e reja ku më kryesorja është aneksimi nga mbajtja e qëndrimeve.
Gjithsesi është një gjë që ndodh. Ndodhi gjithçka shumë shpejt, në mes të javës bëra deklaratën e lënies së mandatit dhe të hënën kam hyrë në emision.
Lëvizja ishte e vështirë sepse në politikë shihesh si një individ i cili duhet të qëndrosh me lidership të fortë duhet të japësh qëndrime goditëse.
Media kërkon tjetër lloj menaxhimi e argumentimi dhe vështirësia ime është që duhet të heq dorë nga mbajtja e qëndrimeve. Është bërë e personalizuar hapësira e komunikimit virtual. Këtë gjë e ka pësuar edhe politika, dëgjohet më shumë kush sesa çfarë.
Është shumë e bukur kur njerëz që e njohin komunikimin e thonë që më shkon. Media më ka ardhur rrotull në vite, por vendimi për të shkuar në media ishte totalisht i imi.
Aty bëhet shumë politikë, ndonjëherë edhe më shumë se në parlament. Logjika e kimisë është se unë dua të njëjtin debat që do të kisha bërë vetë”. – u shpreh Grida.
Pak javë më parë, Duma iu përgjigj pyetjes që donin të dëgjonin të gjithë: “A dështoi në politikë?”
“Unë jam në politikë. Po bëj politikë. Unë nuk mund të zë një karrige deputeti, të shoh se si njerëzit mashtrohen dhe të vazhdoj të rri aty… Unë nuk jam gazetare. Jam një njeri që mbaj qëndrime dhe bëj analiza”, u shprej ajo.
Ndërkohë, vendin e saj si deputete në parlamentin e Shqipërisë e mori Ori Nebijaj.