Connect with us

Kosova

Grindjet me SHBA s’e ndihmuan Kurtin, njerëzit rreth Trump janë të pakënaqur me të

David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, tha se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë kanë treguar se grindjet e kryeministrit Albin Kurti me amerikanë, e kanë dëmtuar deri në një farë mase partinë e tij – Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ai u shpreh se nëse Albin Kurti zgjidhet sërish kryeministër, nuk është e qartë nëse marrëdhëniet me SHBA-në do të bëhen më mirë.

“Është shumë e qartë se njerëzit përreth presidentit amerikan, Donald Trump, janë të pakënaqur me Kurtin, njësoj sikurse kanë qenë njerëzit përreth ish-presidentit Joe Biden” – deklaroi Kanin duke shtuar se viteve të fundit, SHBA-ja disa herë i ka tërhequr vërejtje Qeverisë së Kurtit për disa veprime në veriun e Kosovës, që ajo i ka konsideruar si të njëanshme dhe të pakoordinuara.

Kanin tha gjithashtu se kushdo që ta formojë Qeverinë e re të Kosovës, do ta ketë obligim primar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në mesin e sfidave të menjëhershme.

I pyetur per faktoret qe ndikuan ne renien me rreth 10 për qind të mbështetjes per Albin Kurtin, David Kanin se grindjet e kryeministrit me amerikanët e kanë dëmtuar deri në një mase renien e popullaritetit

Duke folur per mbeshtetjen qe mori opozita, ai theksoi se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i kanë votat për të formuar koalicion pa Kurtin.

“A do të ishin këto dy parti të gatshme të punonin me serbët për të formuar një qeveri? Kjo është pyetja. E, nëse nuk janë të gatshme, ata do ta kenë të vështirë t’i mbledhin 61 mandate në Kuvendin e Kosovës” – deklaroi Kanin….

Advertisement