Pinknews
Gruaja e Ramush Haradinajt sulmon konkurrenten pse është e virgjër, edhe pse ka mbushur 32 vjeç
Anita Haradinaj sërish është vënë në qendër të kritikave të njerëzve, sidomos pasi ajo komentoi se Shqipe Hysenin, konkurrente në Big Brother VIP Kosova, se është 32 vjeç dhe e virgjër.
Anita dhe Shqipja patën një përplasje, pasi konkurrentja i tha opinionistes që të mos flasë kot kur nuk i sheh. Opinionistja, nga ana tjetër, iu referua debateve të Shqipes me Albën, duke i thënë:
“Të gjykosh Albën që rri nëpër lavanderi dhe është 22 vjeç…Shqipe, për ty që je 32 vjeç dhe të thuash që je e virgjër, ç’të themi pastaj”, tha Anita.
Shqipja e pyeti se ç’lidhje kishte komenti i saj me virgjërinë dhe Anita vijoi: “Alba është totalisht në komoditetin e vet, të moshës së vet”.
“E kam moralin shumë të lartë”, u shpreh Shqipja dhe Anita ia priti: “S’ke fare moral moj, se ti bën thashetheme dhe intriga gjithë ditën. Ku është morali tek ty Shqipe?”.
“Virgjëria është çështje personale. Jo 32, por 40 e 50 mund të jetë dikush dhe e di vetë se ç’bën”;
“Është totalisht puna e Shqipes nëse ka vendosur të jetë e virgjër deri në këtë moshë”;