Kosova
Gruaja që me grevë urie u bë simbol i luftës kundër Vuçiçit/ Kush është Marinika Tepiç
“Edhe pse demonstratat pas zgjedhjeve në Serbi tërhoqën vëmendjen e të gjitha mediave rajonale dhe botërore, politikania që u bë simbol i luftës së opozitës kundër Aleksandër Vuçiqit dhe partisë në pushtet është Marinika Tepiç, opozitarja e cila vendosi të ndjek metodën më radikale në luftën kundër regjimit në Serbi – grevën e urisë” – Kështu shkruan për ‘Klix’ Vedad Kariç
Për të shprehur pakënaqësinë e saj për rezultatin e zgjedhjeve, nënkryetarja e Partisë Liri dhe Drejtësi dhe një nga bartëset e listës “Serbia kundër dhunës” deklaroi pas zgjedhjeve se do të bënte të pamundurën për të marrë të gjithë informacione për vjedhjet dhe manipulimet zgjedhore për të cilat ajo pretendon se janë bërë me urdhër të Vucic dhe SNS në pushtet.
“Ky është një akt lufte. Nuk dua ta pranoj se ky është një akt i dëshpëruar. Unë e konsideroj veten grua racionale dhe të përgjegjshme. Nuk duhet të lejoj legalizimin e paligjshmërisë dhe vjedhjes brutale të zgjedhjeve. Kjo është një mënyrë rebelimi” – deklaroi Tepic shtatë ditë më parë.
Edhe pse ajo vendosi të ndërmerrte një nga hapat më radikalë që mund të mbahet mend në jetën politike të Serbisë, opozitarja është shndërruar në një nga simbolet kryesore të luftës kundër pushtetit në Serbi
Po kush është Marinika Tepiç?
Përkundër faktit se ajo tërhoqi dukshëm vëmendjen e publikut për shkak të grevës së saj të urisë sesa mund të ishte rasti në disa rrethana më normale politike, opozitarja më parë ka tërhequr vëmendjen e publikut kryesisht me luftën e saj politike.
Pas karrierës së saj si gazetare, ajo vendosi të hyjë në politikë. Që nga përfundimi i mandatit të saj në qeverinë provinciale në vitin 2016, Tepic ka tërhequr vëmendjen në skenën politike kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve brenda vetë skenës politike të Vojvodinës. Gjatë vitit 2017, ajo ka paraqitur edhe kallëzim penal në polici për shkak të kërcënimeve dhe thirrjeve për vrasje të organizuara nga organizatat e djathta në Serbi. Paralelisht me protestat në Beograd nga qytetarët të cilët janë të pakënaqur me rezultatet e zgjedhjeve dhe theksojnë se janë bërë mashtrime të shumta zgjedhore, Marinika Tepic vazhdon betejën e saj kundër pushtetit.
“Tashmë po jetojmë marrëzi, dhe unë dua të luftoj kundër kësaj marrëzie. Deklaratat, intervistat, komentet, tweet-et nuk mjaftojnë më, besoj se duhet bërë diçka edhe më konkrete që njerezit të kuptojnë se e ardhmja, jeta normale e tyre po vidhet” – ka thënë Tepic në një intervistë për Vreme.