Rajon
Grubi: Drafti i Ramës, nismë e mirë drejt njohjes reciproke Kosovë-Serbi
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka komentuar mbi draftin për Asociacionin, të cilin Edi Rama ua ka dorëzuar ndërkombëtarëve.
Ai deklaroi se është një ndër personat që e ka parë draft-statutin e hartuar nga kryeministrin Rama për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës por zgjodhi të mos jepte detaje në lidhje me nismën, vetëm shprehu publikisht se e mbështet atë.
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut nënvizoi se iniciativa e Ramës i hap rrugë shtensionimit të situatës në veri dhe mund të çojë në njohjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
“E kam lexuar dhe kam komunikuar me autoritetet shqiptare dhe kam përkrahje të plotë për iniciativën e kryeministrit Rama, si një nismë e mirë për të vijuar drejt zgjidhjes së problemit në veri, por edhe përfundimisht mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke”, deklaroi Grubi.