Connect with us

Politike

Grupi i El-Chapos lidhje me Edi Ramën

Shqipëria është pushtuar nga krimi

Sali Berisha: Ata të rinj që thoni ju janë ushtarë ndërsa krerët janë persona mafiozë e të fuqishëm duke filluar nga kreu i qeverisë. Ju jeni njohur se si grupi El Chapo ka takuar Edi Ramën. U largua drejtori i Policisë, u largua se denoncoi lidhjet e krimit të qeveritarëve dhe familjes së kryeministrit

Për herë të parë që prej marrjes së selisë blu, Sali Berisha u shfaq publikisht nga zyra e ish kryetarit Lulzim Basha… Nga premtimet publike, tek akuzat për kundërshtarët politikë, ish kryeministri nisi dhe mbylli komunikimin online me qytetarët me thirrje për protesta.

“Protestat do fillojnë shumë shpejt. Mund të jenë shty, por edhe shtytja e tyre bëhet për shumë aspekte e padurueshme, protestat dhe grevat e gjithanshme do jenë rrugët për të rikthyer në Shqipëri, shpresën, votën e lirë dhe për të dalë nga regjimi autoritar”, tha Berisha.

Advertisement