Bota
Grupi rus ‘Wagner’ organizatë terroriste? Britania gati të marrë vendimin
Qeveria britanike është gati të shpallë grupin privat rus Wagner si organizatë terroriste. Wagner do jetë pjesë e listës së bashku me Al-Kaedën dhe Shtetin Islamik.
Mediat britanike shkruajnë se vendimi është shumë afër dhe se pritet të zyrtarizohet në javët në vijim. Dje 331 deputetët francezë votuan një rezolutë që i kërkon BE të përfshijë grupin Wagner në listën e organizatave terroriste.
Wagner me udhëheqës Yevgeny Prigozhin ka marrë përsipër të ashtuquajturin ‘operacion ushtarak’ për të pushtuar Ukrainën që prej fillimit të luftës në shkurt të vitit 2022.