Politike
Grupimi ‘AliBasha’ dhe përgjigja befasuese e Enkelejd Alibeajt
Grupimi ‘AliBasha’ dhe përgjigja befasuese e Enkelejd Alibeajt
Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkeljed Alibeaj, ka folur në lidhje me nofkën publike që i ka vënë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili shpesh e quan “Alibasha” për të treguar varësinë sipas tij që Alibeaj ka nga Basha.
Në një intervistë, Alibeaj tha se nuk ka asnjë rëndësi për të se cfarë thotë Berisha, ndërsa i pyetur se sa ndikim ka Basha, ai theksoi se nuk ka asnjë ndikim.
Pjesë nga biseda:
Zoti Alibeaj, çfarë ndikimi ka zoti Basha tek ju personalisht dhe tek grupi. Konsultoheni, komunikoni, i merrni vendimet bashkë?
Enkelejd Alibeaj: Unë flas me të gjithë anëtarët e grupit parlamentar që bëjnë jetë parlamentare, mblidhemi në grup. Zoti Basha ka gjetur një zgjidhje që të jetë pak më I tërhequr dhe kjo është zgjedhja e tij.
Ka ai ndikim në vendimmarrjen tuaj?
Enkelejd Alibeaj: Jo! Çfarëdo lloj vendimmarrje e grupit është e konsultuar me këdo nga anëtarët e grupit që vjen, merr pjesë dhe bën jetë parlamentare.
Pse është krijuar perceptimi që ky është grupi i Bashës?
Enkelejd Alibeaj: Besoj është në ndikimin dhe sigjerimin e zotit Berisha dikur.
Edhe tani, sepse ai ju drejtohet juve si “Alibasha”.
Enkelejd Alibeaj: Qoftë edhe për këtë arsye. Kushdo që mund të abuzojë, ka lirinë për të abuzuar, po qendrimet e mia janë qendrime të miat. Mund t’ju kujtoj që jam ai që kam patur përplasjet dikur me zotin Berisha, edhe me zotin Basha, por ama ç’është e drejtë, është e drejtë. Negociatë, kompromis me qendrimet e mia unë nuk bëj dhe nuk kam për të bërë asnjëherë. Koha do të tregojë se qendrimi im dhe i grupit parlamentar është qendrimi më i mirë i mbajtur në të mirë të demokratëve dhe PD-së.