Politike
Grushti në Kuvend/ Çuçi: Deputetët e opozitës erdhën të përgatitur me skenar
Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi ka deklaruar për mediat pas mbylljes së seancës së sotme plenare se opozita kishte ardhur e përgatitur me një skenar sot.
Çuçi u shpreh i prerë duke thënë se puna në Parlament dhe seancat do të vijojnë pavarësisht veprimeve të fundit të opozitës.
“Sot besoj se ju dhe gjithë shqiptarët ishit dëshmitarë të një skene aspak të pranueshme. Qoftë edhe për një vend si Shqipëria që ka pasur një periudhë të gjatë tranzicion. E patë çfarë skenari kishin përgatitur deputetët e opozitës, e them me siguri që ishte skenar. Kjo është e qartë, skenari i tyre për të prishur seancat plenare. Ju garantoj se kjo gjë nuk do të ndodhë. Se do të merrmi me shqyrtimin e projektligjeve në rrugë e BE-së dhe të gjithë shqiptarëve. Nuk është e thënë që çdo amendimet nga opozita të miratohet. Nuk është e parashikuar në asnjë shtet të botës. Ndodh vetëm kur janë të vlefshme. Për komisionet hetimore është e drejtë kushtetues e opozitës, por nuk duhet abuzuar me këtë të drejtë. Dëgjova kolegun Bardhi që tha se nuk u kemi dhënë shpjegime, kjo nuk është e vërtetë. Opozita nuk ishte e regjistruar për të folur.”, u shpreh ai.