Connect with us

Bota

Guaska u thye, por brenda ishte bosh/ Mbetet ende misteri zhdukja e 400 kg uranium

Guaska u thye, por brenda ishte boshNë tre sitet bërthamore iraniane të Fordow, Natanz dhe Isfahan – të bombarduara nga Izraeli, më pas nga Shtetet e Bashkuara dhe sërish nga Izraeli, nuk kishte 408.6 kilogramë uranium të pasuruar në nivelin 60 për qind, e që në muajin maj kishte trembur Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike të OKB-së.

Në New York Times, një burim i kualifikuar tha se qeveria amerikane nuk e di ende se ku është depozituar uraniumi i pasuruar nga Irani.

Edhe zvpresidenti amerikan J.D. Vance, në një intervistë televizive, pranoi: “Nëse materiali i rrezikshëm është zhvendosur para sulmeve, duhet të flasim me iranianët.”

Po ku ndodhet ai dhe si mund ta neutralizojë Izraeli këtë rezervë uraniumi, ndërkohë që, sipas ekspertëve të armatimeve bërthamore, regjimi iranian në laboratorët e Fordow mund të kishte arritur të pasuronte uraniumin në nivelin 90 për qind (pra në kufirin për prodhimin e një bombe) brenda vetëm tre javësh.

“Kemi një pistë interesante se ku mund të ndodhen 400 kilogramët,” deklaron Netanyahu, duke iu referuar informacioneve të inteligjencës.

Gjithsesi mbetet ende mister “sajti nëntokësor bërthamor” prej 10 mijë metrash katrorë, i ndërtuar brenda një mali afër Natanz-it,” për të cilin flasin iranianët.

Advertisement