Sport
Haaland “pushton” Evropën, hedh kandidaturën për “Topin e Artë”
Në sezonin e tij të parë te Man.City, Erling Haaland fiton gjithçka, e mbyll me “tripletë” trofesh dhe me shifra të frikshme: Premier League, FA Cup, Champions League, 52 gola në total, 36 në Premier League, ku fitoi edhe “Këpucën e Artë”. Biondi norvegjez hedh tashmë kandidaturën e tij për “Topin e Artë”, është ai favoriti kryesor:
“E pabesueshme, e pa besueshme. Kjo fitore do të thotë shumë për mua”, e nis Haaland deklaratën e tij duke shtuar: “Fituam tripletën, është e pabesueshme, jam shumë i emocionuar. Këtë moment do ta kujtoj gjatë gjithë jetës. Kjo nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por tani është koha për të festuar. Kemi punuar shumë për të arritur këto rezultate, është fantastike”, u shpreh Haaland.