Connect with us

Kosova

Habit Macron, thotë se Vuçiç bëri mirë që nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Beograd, ka trajtuar tema të ndryshme të rëndësishme për Serbinë. Ai ndër të tjera ka ndalur edhe temën e sanksioneve kundër Rusisë, të cilat Serbia nuk i ka iniciuar asnjëherë dhe tha se është “shumë mirë” që Beogradi zyrtar e morri atë vendim në mënyrë të pavarur. Dhe më pas ai foli edhe për ndihmën ndaj Ukrainës…

“Ne nuk japim asnjë mësim per sanksionet. Ne koordinojmë. Nëse Serbia do të ishte në Bashkimin Evropian, ne do të thoshim: Si ka mundesi qe nuk po vendos sanksione. Por Serbia nuk eshte ne BE, ajo është sovrane dhe I merr vendimet në mënyrë të pavarur, dhe kjo është gjë shumë e mirë. Por presidenti Vucic mori vendime shumë të guximshme në lidhje me angazhimin e tij me evropianët, çështjet humanitare, municionet, lidhur me luftën në Ukrainë, mbrojtjen etj” – deklaroi Macron dhe shtoi se të gjitha ato që renditi janë të një rëndësie të madhe.

“Ne do të jemi më të fortë nëse forcojmë lidhjet tona, duke respektuar sovranitetin e çdo shteti dhe çdo kombi” – theksoi presidenti serb.

Në të njëjtin fjalim, ai u shpreh se është kthyer në Serbi për të parë se si Serbia dhe Franca mund të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në kontekstin ndërkombëtar dhe evropian.

“Serbia ka një vend në Bashkimin Evropian dhe mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm atje dhe të shërbejë si shembull dhe një volant për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ne jemi të gatshëm të mbështesim të gjitha përpjekjet që janë të nevojshme” – theksoi Macron

I pyetur nga një gazetar se çfarë garancie ka marrë nga Vucic nga Serbia se nuk do të ketë transferim të teknologjisë në Rusi në lidhje me avionet ushtarak Rafale, dhe se Beogradi nuk do të ushtrojë presion mbi të tjerët në rajon si pershembull te Kosova, Macron potencoi se “sheh qe shumë njerëz e kanë inat Serbinë se ka partneritet me Rusinë apo me Kinën, por tani ajo ka partneritet te forte edhe me Francën”.

Advertisement