Kronike
Hajde bir k*rve/ VIDEO nga sherri dhe vrasja
Kontakti i parë mes Abderrahim El Kharmoudi dhe Aldos, i cili ishte në shoqërinë e një shoku dhe të dashurës, ishte në orën 22.45. Pas disa fjalëve dhe disa kërcënimeve, 45-vjeçari kthehet në makinë dhe largohet për tu kthyer sërish. Morakeni hyn në lokal dhe shkon direkt për të kërkuar të dashurën e vrasësit të dyshuar. Edhe autori që ishte larguar me skuter u kthye në klub.
Në atë moment, ndodh tragjedia. El Kharmoudi i afrohet disa herë vajzës duke e kërcënuar por ajo mbrohet nga tre të rinj të tjerë të pranishëm. Marokeni i bërtet, ngre duart si për ta goditur me shuplakë por qëllon një kosh plehrash dhe niset për në dalje. Sapo bëri disa hapa, u qëllua me 2 plumba nga i riu shqiptar.
Sapo e plagosi, 21-vjeçari bërtiti: “Hajde këtu bir i k*rvës, ku po shkon”. Edhe disa nga dëshmitarët duket se e kanë dëgjuar të thotë: “Mësoni të respektoni gratë”. Në atë moment, 45-vjeçari kthehet në makinë, por bën disa metra dhe mbeti në sedilje ku ndërroi jetë pasi nuk i mbijetoi plagëve. Shqiptari me të dashurën u larguan me një automjet tip Audi që dyshohet se drejtohej nga xhaxhai i të riut.
Policia italiane mendon se të rinjtë, shqiptari me të dashurën, po atë natë u arratisën për në Bruksel nëpërmjet Zvicrës, pasi në vendngjarje erdhi dhe i mori një makinë. Arratia përfundoi shpejt, derisa Aldo u vu në pranga.