Shkrime
Hajdutllëk me Eskavator
Nga Edison Ypi
Lista e drejtuesve politikë në qarqe të Partisë Demokratike në këtë prag fushate të lë pa ment. Nga ngjyra, pamja, forma, cipa, përbërja, temperatura, lagështira, ngjan si dy pika loti me turlitë në tigan që bëj unë me zarzavate që ska vaj as zjarr që i bashkon.
Por kjo edhe kapërdihet. Se me pak vaj, pakëz kripë, ca erëza, pak durim, turlisë time i gjindet terezia, dhe hahet.
Ajo që as hahet, as villet, as pirdhet, as dhitet, ajo të cilën s’ka vaj e furrë e durim që e bën zap, kripë që e shijon, erëz që e lezeton, është tjetra: Partia Demokratike ka hajduta e stërhajduta, spiuna e stërspiuna, bandita e superbandita, me i dërgu nëpër qytete e katunde. Ka dhe llaçin, muratorët, trarët, hekurat, tjegullat dhe gjithçka për të ngritur një Faltore fitimtare. Por s’ka tulla për të ngritur mur. S’ka elektorat. Veç larg, ku haberet s’arrijnë, ndonjë Robinson i rrallë këtu e këtje. Janë pak.
S’ngrenë kandar. Janë si leshi i dhisë me të cilin s’mund të thurësh asgjë.
Të ndodhur ku lesh dhije ka por s’ke ç’e do, elektorati mungon, të deleguarit e Partisë Demokratike s’do kenë çfarë të bëjnë. Do komplimentojnë hipokrizisht njëritjetrin. Kur komplimentat do mbarojnë, do plasi sherri. Jo ti po unë, jo kështu po ashtu. Do nxjerrin alltiet.
Belind Këlliçi, pasi ta shkojë në hell, do hajë të gjallë çunin e oficerit të Sigurimit, Ivi Kason.
Luçiano Boçi, pasi ta bluajë me dhëmbë Eno Bozdon, do e pështyjë në WC.
Flamur Hoxha, Tritan Shehun, paradite do e kapërdijë, pasdite do e dhjesi.
Bujar Leskaj thikën e bukës në fyt Agron Gjekmarkajt, nxjerrje të rrylit të fytit si tubi i kundragazit. Vu në dysheme gjaku i Gjekmarkajt bashkë me stilizimet e tij eruditive mbresëlënëse.
Xhelal Mziu kalitur në beteja t’egra epike me kreshnikë epesh dhe zana mjegullash kënduar nga rapsodë të verbër, çarje barku, rropullitë në kovë Gazmend Bardhit.
Ervin Salianji, pasi ta pjeki mbi zgarë Oerd Bylykbashin, do e shoqërojë me panine të ngrohta, salc kosi, një kokërr e vogël qepë e njomë.
Nga ata që do mbeten gjallë:
Ervin Salianji do e fërgojë kreshnikun Xhelal Mziu me zjarr të fortë në kazan bakri pa vaj, derisa trimi në fjalë, pas klthmave për ndihmë, të jetë avulluar krejt.
Bujar Leskaj, Luçiano Boçin, pa ja bërë tërr syri, do e hajë si buk me djath shoqëruar me ujë të gazuar dhe gromësima.
Belind këlliçi do e printojë Bujar Leskajn pas muri me printer dy dimensional dhe do e pavdekësojë me bojë që s’fshihet as lahet kurrë.
Ervin Salianji dhe Flamur Hoxha bam-bam me njëritjetri, top në vend të dy. Sillni shpejt dy thasë plastike, hidhini diku.
Belind Këlliçi s’do lypset të hajë, të vrasi, të helmojë apo shkelmojë askend. Do i shkojë për vizitë Sali Kullës te Rrugica e Shpresës. Llaf e muhabet me Doktor Frankenshtajnin për kodra pas brigjesh, do vijë ora e penxheresë. Kur Doktor Rrenacaku do fillojë të flasi, si ja bënë Kaç Myftarit, Belind Këlliçi nga pas shkelmin Doktor Faqeziut. Ndërkohë që Doktor Vampiri do bëjë kollotumbat e rastit, dhe fletët e fjalimit brilant plot me rrena do shpërdahen në erë, turma te rrugica do shpërrhejë në ovacione të stuhishme aprovuese për gjestin heroik, historik, legjendar. Do dëgjohen thirrjet: Të lumtë Doktor Zgjebja. E bëre si burrat. Hedhja për frikacakët është.
Pastaj ceremoni mortore. Marshe funebër. Vajtje në Sharrë ose në Tufinë, si ta ketë lënë amanet Doktor Lagqofti. Fjalime lakrimogjene. Hoxha kulufruthin te veshi. Kazma, lopata, mbulim. Gur varri. Epitaf lakonik me gërma të arta;
“Iku për dhjam qeni”
Mbjellje plepi.
Zgjedhjet do i fitojë Skënderbeu. Do i firmosi Karl Topia. Do i vulosi Vrana Konti.
Shqiptarët do i kthehen me pasion të shtuar romanit “Etër e Bij”.
As histori, as lavdi, asgjë prej gjëje. Veçse rrena trashanike, dallavere të turpshme, hajdutllëk me eskavator.