Kronike
Hakerat rus godasin Australinë
As Australia nuk i ka shpëtuar dot një sulmi të madh kibenetik. Hakerat rus, qëndrojnë pas sulmit me virusin ransomëare që shënjestroi njërën prej kompanive më të mëdha private të sigurimeve në Australi, duke ekspozuar në rrjetin e errët në internet të dhëna personale të milionë njerëzve. Policia Federale Australiane njoftoi se e kanë zbuluar tashmë identitetin e autorëve të sulmit ndaj Medibank, megjithatë emrat e tyre nuk u bënë të ditur.
Kemi marrë masa e kemi punuar përgjatë gjithë kohës me agjensitë tona të brendshme por edhe me rrjete te jashtme, përfshirë Interpolin. Kjo është e rëndësishme sepse ne besojmë që personat përgjegjës për këtë shkelje të rëndë, janë në Rusi.
Sulmi preku të dhënat e 9.7 milionë njerëzve, pa përjashtuar edhe ato të kryeministrit të vendit. Hakerat I publikuan këto të dhëna sensitive, pasi komnpania siguruese e shëndetit, më e madhja në Australi, refuzoi që të paguantë një gjobë prej 15 milionë dollarë që agresorët kërkuan prej tyre.
Sipas Kershaë, hetime tregojnë se bëhet fjalë për një grup të strukturuash kriminelesh të sulmeve në internet, që nuk përjashton mundësinë që ata të kenë sulmuar edhe vende të tjera të botës.
Rrjedhjet e para dukej se ishin përzgjedhur për të shkaktuar dëm maksimal: synimi i atyre që morën trajtim në lidhje me infeksionet seksualisht të transmetueshme, ndërprerjen e shtatzënisë apo abuzimin me drogën.