Kosova
Haki Abazi: Thikat mbi harta dhe pas shpine
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kritikuar sërish kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se qytetarët janë duke kuptuar që edhe ai është me thika pas shpine.
Abazi ka përmendur edhe ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për të cilin siç ka shkruar, dikur thuhej se ai vendoste thikat mbi harta në negociata me Serbinë.
“Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine bashkëpunëtorëve” – ka shkruar deputeti
A gjithashtu deklaroi se njerëzit po ikin nga “të mirat dhe mirëqënia” që ka sjellë Albin Kurti, për të bërë profesionin e argatit në perëndim.