Kosova
Hakmarrja/ Brukseli shtrëngon vidën për Kosovën
Gazeta gjermane “Neue Zürcher Zeitung” në një artikull me titullin “BE vendos sanksione kundër Kosovës”, shkruan se Brukseli po i shtrëngon vidën Kosovës, e cila mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj të fortë.
“Brukseli dhe Uashingtoni janë të zemëruar që kryeministri Albin Kurti në konfliktin për veriun e Kosovës po ndjek axhendën e tij…Menaxherët perëndimorë të krizës e dinë mirë se çdo ditë që kalon, rritet rreziku i pershkallëzimit të situates së ndezur. Me masat e tyre ata duan ta vendosin Kurtin në një presion të madh dh eta detyrojnë të organizojë zgjedhje në veri si edhe të paraqesë propozimin e tij për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Nga ana tjeter kryeministri Albin Kurti njihet për atë që ai nuk i ikën konfrontimit. Por nuk mund të perballet gjatë, pa bërë gjë për kërkesat që vijnë nga Uashingtoni dhe Brukseli, pasi Prishtina është në plan afatgjatë si nga ana ekonomike edhe diplomatike e varur nga perëndimi.”