Bota
Hamasi bën thirrje për zbatimin e vendimit të OKB-së për ndihmën ndaj Gazës
Një zyrtar i lartë i Hamasit u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të lejojnë zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për lejimin e ndihmave humanitare në Gaza.Asambleja dje me shumicë dërrmuese bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar midis Izraelit dhe Hamasit për të lejuar aksesin e ndihmës për civilët e rrethuar brenda Rripit të Gazës.“Ne e konsiderojmë vendimin një fitore për popullin tonë palestinez dhe kërkojmë që kjo ndihmë e grumbulluar në anën egjiptiane të dërgohet dhe shpërndahet shpejt në të gjitha zonat dhe spitalet në Rripin e Gazës”, tha Ghazi Hamad.