Bota
“Hamasi po bëhet pengesë”, Netanyahu: Izraeli vijon përpjekjet për lirimin e pengjeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli po vazhdon përpjekjet e tij për të liruar pengjet që mbahen në Gaza, pavarësisht “refuzimit” të Hamasit.
Duke postuar në X, ai tha se ekipi negociator izraelit “nuk ka pushuar së përpjekuri” për të siguruar një marrëveshje që kur u kthye nga Katari javën e kaluar kur bisedimet e paqes me Hamasin u ndërprenë.
“Ekziston një pengesë e madhe dhe të gjithë e dinë, është Hamasi”, u shpreh Netanyahu.
“Mbetet e palëkundur në refuzimin e saj. Presidenti Trump e tha, Witkoff e tha, ne e themi, të gjithë ata që i dinë faktet, përfshirë ndërmjetësit, të gjithë e dinë. Ne nuk do të dorëzohemi. Do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi, në një mënyrë ose në një tjetër. Jemi të përkushtuar për kthimin e tyre”, theksoi ai.

