Pinknews
Hamendësime të rënda për Parashqevi Sinakun, Shqipe Hysenaj përfundon në gjykatë

Personazhi i showbizit shqiptar, Shqipe Hysenaj, ka ndezur rrjetin me një deklaratë të papritur në emisionin “Live From Tirana”. Ajo përmendi emrin e këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, duke thënë se gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara kishte dëgjuar thashetheme të rënda për jetën e artistes.
“Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave”, u shpreh Hysenaj, duke shtuar se karriera e saj kishte rënë pasi “familjet nisën të mos e merrnin më”.
Deklarata shkaktoi reagim të menjëhershëm nga biznesmeni Elton Ilirjani, i cili doli publikisht në mbrojtje të këngëtares dhe paralajmëroi pasoja ligjore. Ai e quajti Shqipen një “askushi” dhe theksoi se shpifje të tilla nuk do të kalojnë pa përgjegjësi.
Kjo polemikë ka ndezur debat të madh në rrjet, ku një pjesë e ndjekësve e konsiderojnë deklaratën e Hysenajt të tepruar dhe ofenduese, ndërsa të tjerë e shohin si opinion personal, edhe pse i bazuar vetëm në thashetheme.

