Kosova
HAPAT DREJT VDEKJES/ Vulin përsëri për revolucionin me ngjyra në Serbi
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se Serbia është në të tretën nga katër fazat e “revolucionit me ngjyrë”, qëllimi i të cilit sipas tij, është ndryshimi me dhunë i qeverisë, sepse kjo është në interes të fuqitë e mëdha.
Vulin tha per TV Pink se rezultati i vetëm i “revolucionit me ngjyrë” duhet të jetë rrëzimi i qeverisë në rrugë, pa zgjedhje te lira e te ndershme.
“Ndryshimi i qeverisë duhet të ndodhë me protesta, sepse fuqitë e mëdha kanë interesat e tyre, te cilat nuk janë interesa të Serbisë”, tha ish-ministri i Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme dhe ish-drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion.
Vulin gjithashtu përmendi faktin se ligji për agjentët e huaj I propozuar nga ai personalisht, nuk u miratua dhe ishte gabimi më i madh politik.
Pa atë ligj, siç tha ai, nuk dihet se kush kë financon dhe si shpërndahen paratë nga burimet e huaja.
Sipas Vulin, çdo “revolucion me ngjyrë” ka katër pika.
Pika e parë, siç deklaroi ai, është sektori joqeveritar, i cili merr para dhe më pas i shpërndan për “revolucionin me ngjyrë”.
Pastaj pason mohimi i rezultateve të qeverisë duke pretenduar se gjithçka që bën qeveria nuk është e mirë dhe nëse diçka është e mirë, atëherë thuhet se qeveria nuk e ka bërë.
Faza e tretë është zgjedhja e dikujt që do të udhëheqë “revolucionin me ngjyrë”, i cili, sipas Vulin, është zakonisht një agjent nën kontrollin e pakushtëzuar të fuqive te huaja.
Vulin shtoi se faza e katërt është grumbullimi i njerezve per protesta.
Sipas tij, shumë pika të vogla duhet të bashkohen “duke shkaktuar incidente”, duke krijuar një atmosferë se vendi është në prag të luftës civile, se të gjithë janë në rrugë dhe se pushteti përdor dhunë.
“Tani jemi në hapin e tretë, presim se kush do të zgjidhet kryesues”, theksoi Vulin, sipas tge cilit nëse do të dëgjoheshin “ata në rrugë”, Serbia do të ishte në pozitën e Moldavisë.
Ai po ashtu ka vlerësuar se po të ishin në pushtet ata që po protestojnë sot, Serbia do ta njihte Kosovën, do të hynte në NATO dhe do të vendoste sanksione ndaj Rusisë.