Connect with us

Bota

Hapen 10% e kutive në Turqi, kush kryeson deri më tani

Ka nisur numërimi i votave tashmë në Turqi. Deri më tani raportohet se janë numëruar 9.7 për qind e votave dhe nga të dhënat paraprake mësohet se Erdogan ka marrë 46.9 për qind të votave, kurse lideri i opozitës turke Kiliçdaroglu ka marrë 47.2 për qind.

Ndërkohë, kandidati tjetër Sinan Ogan ka marrë 5.3 për qind.

Me këtë rezultat zgjedhjet kalojnë në raundin e dytë, pasi secili kandidat duhet të marrë më shumë se 50% të votave për t’u shpallur fitues që në raundin e parë. Megjithatë, është ende heret pasi numërimi nuk ka filluar masivisht në qytetet e mëdha, të cilat do të vendosin dhe rezultatin.

Raportohet se kutitë e hapura janë kryesisht nga zonat e Anadollit qendror dhe në lindje, ku ka një mbështetje më të madhe për Erdoganin, ndërsa në Stamboll, Ankara dhe Izmir janë hapur një numër i kufizuar kutish.

Advertisement