Connect with us

Kosova

Hapi i parë u kry/ Asociacioni nis të zbatohet

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviç ka thënë se për herë të parë në vitet e fundit, janë bërë hapa konkret për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Pas takimit ne Bruksel me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ai u shpreh:

“Është e rëndësishme që ne të bisedojmë sepse kjo është një mënyrë për te ruajtur paqen dhe serbët në Kosovë si dhe për normalizimin e raporteve. Diskutuam për hapat konkretë drejt formimit të Asociacionit dhe se çfarë duhet të bëj ekipi menaxhues, në pajtim me marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015”

Po ashtu, Petkoviç theksoi se palet jane pajtuar per deklaraten e te zhdukurve te luftes, e cila do te miratohet në një takim të nivelit të lartë mes Vucic e Kurtit

“Bëmë kujdes të veçantë me kushtet dhe nuk e pranuam termin e përmendur si Koventa e të Zhdukurve me Dhunë, për të mos dëmtuar interesat e Serbisë”, ka theksuar Petkovic.

Advertisement