Connect with us

Aktualitet

Hapja e bazës në Kuçovë/ Dendias refuzoi ftesën? Reagon Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes dha sot një  sqarim në vijim të lajmit të shpërndarë nga gazeta greke “Kathimerini”, sipas të cilit Forcat Ajrore të Greqisë nuk u ftuan në inaugurimin e bazës në Kuçovë.

Në  shpjegimin e saj, të publikuar edhe në gazetën “Kathimerini”, Ministria e Mbrojtjes thekson se, “Shqipëria dhe Greqia gëzojnë një nivel shumë të mirë bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si aleatë të përkushtuar të NATO-s”.

Në vijim të lajmit të shpërndarë nga gazeta greke Kathimerini, më poshtë gjeni shpjegimin e Ministrisë sonë të Mbrojtjes, publikuar nga të njëjta media.

“Shqipëria dhe Greqia gëzojnë një nivel shumë të mirë bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si aleatë të përkushtuar të NATO-s.

Jemi mirënjohës ndaj Greqisë (dhe Italisë) që për vite me radhë kanë kryer Policimin Ajror për vendin tonë.

Me të njëjtën qëllim, më 29 janar, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë dërgoi një ftesë zyrtare homologut të tij grek për të bërë një vizitë zyrtare në Shqipëri, që përkonte në të njëjtën kohë me ceremoninë e inagurimit të Bazës Taktike Ajrore të Kuçovës.

Më 14 shkurt, morëm përgjigjen se për shkak të angazhimeve të paracaktuara, Ministri i Mbrojtjes Dendias nuk do të mund të merrte pjesë në ceremoninë e 4 marsit.

Në vend të tij, zyrtarë të lartë nga Ambasada e Greqisë në Tiranë morën pjesë në këtë ceremoni.

Jemi të keqardhur për lajme të tilla që nuk pasqyrojnë të vërtetën dhe realitetin në lidhje me bashkëpunimin tonë me shtetin tonë fqinj, Greqinë dhe që nxisin keqkuptime mes dy vendeve tona mike”.

Advertisement