Connect with us

Politike

Hapja e negociatave për grup-kapitullin e parë, Spiropali: Moment historik…

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, reagon lidhur me Konferencën Ndërqeveritare për çeljen e grup kapitullit të parë mes Shqipërisë dhe BE-së.

Spiropali e konsideron çeljen e negociatave për grupkapitullin “Themeloret”, si një moment historik i merituar që dëshmon progresin e sigurt të reformave integruese dhe demokratizuese të Shqipërisë, si dhe garanton pakthyeshmërinë e tyre.

“Kuvendi ka detyrimin, përgjegjësinë dhe nderin të punojë me vendosmëri për udhën drejt Shqipërisë europiane, duke garantuar legjitimitetin demokratik dhe gjithëpërfshirjen në procesin e integrimit, si një prioritet strategjik kombëtar strategjik.

Europa për ne është kapërcimi i një të shkuare të zymtë që na ka ndarë dhunshëm nga kontinenti. Europa është realiteti bindës dhe fakti se rilindja e Shqipërisë europiane është fati ynë i merituar, zgjedhja dhe zgjidhja jonë, adresa ku na bashkon sa Historia, edhe përkatësia shpirtërore”, shprehet ajo.

Advertisement