Connect with us

Politike

Hapja e pikës së përbashkët të kalimit kufitar me Malin e Zi, Çuçi: Potencial për turizmin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se hapja e pikës së përbashkët të kalimit kufitar me Malin e Zi do të sjellë frymëmarrje të re për qarkullimin dhe lëvizjen e qytetarëve. Nga foltorja e Kuvendit, Çuçi u shpreh marrëveshja ka rëndësi të madhe për lehtësimin dhe intensifikimin e shkëmbimeve mes dy vendeve.

Hapja e kësaj pike të përbashkët të kalimit kufitar, do të japë një frymëmarrje të re dhe përfitime jo vetëm për banorët e zonave përreth lumit Buna, por edhe një impuls alternativ për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe zhvillimin e një ekosistemi turistik më koheziv në të dy anët e kufirit”, tha Çuçi.

Ai shtoi se do të lehtësohet lëvizja e banorëve të zonave të nën Shkodrës, pjesë përbërëse të Bashkisë Shkodër dhe zonave të Ulqinit, malësisë së Krajës, komuna e Barit-Mali i Zi, në të dy anët e kufirit.

Të nderuar kolegë deputetë, marrëveshja që kemi sjell sot për miratim në Kuvend për hapjen e një pike të përbashkët të kalimit kufitar me Malin e Zi ka rëndësi të madhe për lehtësimin dhe intensifikimin e shkëmbimeve mes dy vendeve tona, por edhe më gjerë në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit rajonal që Shqipëria ka si prioritet. Për të ngritur në një nivel tjetër zhvillimin e sektorëve me interes strategjik mes dy vendeve tona, veçanërisht zhvillimin e turizmit, kemi punuar si një ekip i vetëm me palën malazeze, për marrëveshjen e cila është firmosur në mbledhjen ndër-qeveritare që ne bëmë në fillim të këtij viti. Konkretisht kjo marrëveshje përcakton hapjen e Pikës së Përbashkët të Kalimit Kufitar Shën Nikolla-Pulaj në fshatin Pulaj/ Bashkia Shkodër, për qarkullimin ndërkombëtar të njerëzve dhe automjeteve.

Hapja e kësaj pike të përbashkët të kalimit kufitar, do të japë një frymëmarrje të re dhe përfitime jo vetëm për banorët e zonave përreth lumit Buna, por edhe një impuls alternativ për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe zhvillimin e një ekosistemi turistik më koheziv në të dy anët e kufirit. Më konkretisht: Do të lehtësohet lëvizja e banorëve të zonave të nën Shkodrës, pjesë përbërëse të Bashkisë Shkodër dhe zonave të Ulqinit, malësisë së Krajës, komuna e Barit – Mali i Zi, në të dy anët e kufirit; Do të shkurtohet distanca dhe ulet fluksi i hyrje- daljeve në Pikën e Përbashkët të Kalimit Kufitar Murriqan, veçanërisht për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror, gjatë së cilit plazhet e Velipojës dhe Ulqinit, Tivarit apo Budvës shndërrohen në destinacionet turistike më të preferuara për shtetasit shqiptarë, malazezë dhe atyre të huaj në të dyja anët e kufirit;

Do të stimulohet shkëmbim i aktiviteteve/paketave turistike në destinacionet më të dashura në të dy anët e kufirit. Mendoj se nga një pikëpamje më gjithëpërfshirëse, ky impuls i ri zhvillimi për sektorin e turizmit do të japë një kontribut direkt në rritjen ekonomike si dhe stimulimin e sipërmarrjes që ushtron aktivitet në këto zona. Iniciativa jonë për hapjen e kësaj pike të përbashkët kufitare nuk duhet parë e shkëputur nga projekti madhor që ka nisur tashmë mes dy vendeve tona; ndërtimi i urës së re mbi lumin Buna për të shkurtuar distancën mes Velipojës dhe Ulqinit.

Ky projekt si dhe pika e re ndërlidhëse pashmangshmërisht do të impaktojë edhe reputacionin ndërkombëtar të turizmit në rajonin tonë, pa përjashtuar këtu edhe stimulimin e ofertës së agjencive/operatorëve turistikë të vendeve tona. Shqipëria është një vend ku turizmi ka marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe po rritet vit pas viti. Çdo investim në infrastrukturë që e ndihmon këtë sektor është mëse i mirëpritur. Ngritja e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ku aplikohet parimi “One stop shop” konsiderohet një nga nivelet më të larta të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet dy vendeve, ku aplikimi i standardeve të zonës Schengen na sjellë më afër familjes evropiane. Nga kjo pikëpamje, çelja e kësaj pike të re:

Do të ndikojë në rritjen e efektivitetit të kontrollit të vijës të kufirit përgjatë lumit Buna; Do të vendosë më në pah vlerat turistike të ekosistemit të lumit Buna, liqenit të Shkodrës dhe traditat e banorëve të Ulqinit, Velipojës, malësisë së Tivarit dhe zonave përreth.

Në vlerësimin tonë të gjitha pikat e kalimit kufitar në kufirin shtetëror ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, duhet të jenë pika të përbashkëta të kalimit kufitar. Eksperienca e deritanishme, ka treguar përparësitë dhe përfitimet direkte të kryerjes së procedurave të përbashkëta të kalimit kufitar. Po punojmë me palën malazeze për të ndryshuar statusin e pikave të tjera kufitare në pika të përbashkëta. Në interesin e Shqipërisë është gjithashtu edhe hapja e pikës tjetër të përbashkët të kalimit kufitare Zogaj-Ckla, Skje. Në përfundim shpreh bindjen se përfundimi i projektit të ndërtimit të urës mbi Bunë dhe hapja e kësaj pika të re e të përbashkët kufitare me Malin e Zi, do të ketë një impakt domethënës për ndërlidhjen mes dy vendeve tona në këtë pjesë të kufirit, si dhe do të çlirojë potenciale të jashtëzakonshme të zhvillimit të turizmit. Praktikisht Velipoja dhe Ulqini sidomos do të jenë më afër se kurrë dhe e gjithë zona përreth tyre do të marrë një perspektivë krejt tjetër. Faleminderit!”, thuhet në fjalën e Çuçit.

Politike

‘Krijonte tmerr me të vërtetat që thoshte në Kuvend’/ Meta i shkon poshtë shtëpisë Berishës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasditen e sotme, së bashku me drejtues, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë u nis nga selia qendrore në këmbë drej “Bulevardit të Shpresës”.

Meta u ndal poshtë shtëpisë së liderit të opozitës, Sali Berisha i cili vijon të jetë në “arrest shtëpie” nga ku deklaroi se Berisha mbahet në arrest sepse ka dalë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Pasi përshëndeti Berishën, Meta tha se ai ndodhet nën arrest sepse “ka krijuar tmerr me të vërtetat që thoshte çdo ditë në Kuvend”.

“Përshëndes doktor Sali Berishën për qëndresën e tij të jashtëzakonshme. Ballkanin e Hapur edhe në Shkup, e hodhëm në Vardar. Sali Berisha është atje sepse doli kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, kundër gjymtimit të Kosovës dhe kundër Ballkanit të shqepur edhe të hapur.

Sali Berisha është atje, sepse ka qenë gjithmonë për procesin e Berlinit. Europa është në zemrat tona, në trashëgiminë tonë. Europa është vendosur me shpatë në dorë nga Skënderbeu. Prandaj na duhet mençuria dhe trimëria e Skënderbeut, por na duhen edhe më shumë si Ylli Bodinaku që është këtu e shumë të tjerë për të rrëzuar murin e incneneratorëve dhe PPP-ve që ka përjashtuar shqiptarët nga rritja ekonomike në vend.

Sali Berisha është këtu sepse ka krijuar tmerr me të vërtetat që thoshte çdo ditë në Kuvend. Sali Berisha është atje ndërkohë që Veliaj është 4 vjet me vonesë në burg, atje ku e meriton sepse ka firmosur duke rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak”, u shpreh ai.

Continue Reading

Politike

Dosja Xibraka/ SPAK thërret Gazment Bardhin për të dhënë dëshmi, ja data

Prokuroria e Posaçme ka thirrur kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për të dhënë dëshmi për dosjen Xibraka.

Hetimet janë riaktivizuar pas denoncimeve publike nga ana e Bardhit.

Bardhi u thirr më herë për të shkuar në SPAK gjatë ditës së nesërme për të dhënë sqarime për procedimin penal nr.88 të vitit 2024 lidhur me dosjen Xibraka. Bardhi thotë se ky dokument është dëshmi se ai ka dorëzuar kallëzimin në SPAK dhe se hetimet për olsi Ramën, vëllain e kryeministrit, kanë rifilluar.

“Pas kërkesës sime në SPAK për rinisjen e hetimeve të procedimit penal nr. 335/1 – viti 2016, që Edi Rama do të donte shumë në varrosej, sot jam njoftuar nga SPAK se çështja është riaktivizuar. SPAK më ka njoftuar zyrtarisht për rifillimim e hetimeve të pezulluara për përfshirjen e Olsit Ramës në dosjen e trafikimit të kokainës në Xibrakë. Procedimi i dikurshëm penal me nr. 335/1-2016, është regjistruar si procedimi nr. 88 – viti 2024. Për këtë çështje jam ftuar për të dhënë sqarime të metejshme në SPAK” shkruan Bardhi në një postim në facebook pak ditë më parë ku publikoi foton e fletëthirrjes nga SPAK.

Continue Reading

Politike

Berisha në arrest shtëpie, Meta marshon drejt “Rrugës së Shpresës”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do t’i bashkohet ditën e sotme tubimit të simpatizantëve të ish-kryeministrit Sali Berisha poshtë banesës së tij, ku mbahet prej muajsh në arrest shtëpiak.

Meta është nisur në një marshim nga selia e PL së bashku me anëtarë dhe simpatizantë të partisë së tij drejt rrugës Mustafa Matohiti, e cila tashmë është emërtuar nga simpatizantët e Berishës si “Rruga e Shpresës”.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Meta i bashkohet këtij organizimi, pasi u bë pjesë disa javë më parë, në të njëjtën ditë kur u zhvillua edhe Konventa e Partisë së Lirisë.

Continue Reading

Politike

“Veliaj siamez i Ramës”/ Çollaku: Kryeministri përfitues i çdo qindarke të dalë nga thesari

Gazetari Basir Çollaku e cilëson kryebashkiakun Erion Veliaj si një lloj siamezi të Edi Ramës.

Çollaku shton se të gjitha dosjet kryesore që sot janë në prokurori, 5D, inceneratori, Ndragehta, EcoTirana, teatri, janë dosje në të cilat kudo është lejimi dhe bekimi i Edi Ramës për të ndodhur pasi ato pagesa të mëdha dalin nga thesari dhe asnjë qindarkë nuk ka kaluar pa dijeninë dhe përfitimin e kryeministrit.

“Erion Veliaj është një lloj siamezi i Edi Ramës. Të gjitha dosjet kryesore që sot janë në prokurori, 5D, inceneratori, Ndragehta, EcoTirana, teatri, janë dosje në të cilat kudo është lejimi dhe bekimi i Edi Ramës për të ndodhur pasi ato pagesa të mëdha dalin nga thesari dhe asnjë qindarkë nuk ka kaluar pa dijeninë dhe përfitimin e Edi Ramës.

Të gjitha ato media që nuk i bëjnë opozitë radikale Erion Veliajt janë të blerë nga Erion Veliaj. Qofshin këto 90% të mediave ky është realiteti. Ato media që i hapin ekranin një të pandehuri që i ka plaçkitur dhjetra milionë euro të qytetarëve ato media janë media të blera nga taksat tona, janë të blera me koncesione, me tendera me leje ndërtimi me kulla.

Ai njeri nuk duhet lejuar të futet në bashki.”- tha Çollaku

Continue Reading

Politike

‘Diaspora ka në dorë ndryshimin politik…’/ Adriatik Lapaj sfidon Ramën: Të miratojë votën e diasporës

Koordinatori i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj ka sfiduar kryeministrin Edi Rama duke i kërkuar atij të miratojë votën e diasporës.

Lapaj deklaron se në stadiumin në Athinës, Rama përdori administratën shtetërore. Ai shtoi se Rama përtej propagandës, duhet që të zgjidhë problemet reale të emigrantëve shqiptarë.

Diaspora jonë ka forcën të ndryshojë situatën politike në Shqipëri. Ne kemi depozituar projektligjin për votën e diasporës dhe atë për listat e hapura. Siç kanë dalë dhe do të dalin fakte, administrata ka qenë e pranishme në stadium. Sigurisht që një pjesë kanë shkuar për kuriozitet. Sfidoj kryeministrin, të miratojë votën e diasporës, të fitojë dhe këtu dëshmon mbështetjen e diasporës për të. Nëse e ka diasporën me vete, të miratojë votën e emigrantëve, ta bëjë se ka edhe votat, se unë vetëm dëshirën kam. Mua më udhëheq vetëm parimi i ligjit, çdo shtetas shqiptar që mban pasaportë shqiptare duhet të votojë.

Duhet adresuar çështja e pensioneve e shqiptarëve në Greqi. Nuk është me të thënë, duhet ta bëjë, sepse është kryeministër dhe e ka në dorë. Problem janë radhët në kufi, problem tjetër janë certifikatat e pronësisë për pronat që shqiptarët kanë në Greqi. Këta kanë miratuar ligje në bazë të interesave. Në Shqipëri është krijuar filozofia që kush shkon “lart” do të vjedhë. Ne na mbështesin për shkak të parimeve tona dhe përballjen tonë me këtë qeveri. Ne shohim burimin e problemit. Gjithçka vjen sepse çdo gjë merret pa garë. Nuk është problemi se kush vjen në pushtet, por të vendosen disa parime për shtetbërje. Njerëzit e dinë të vërtetën dhe ndryshimi do të vijë”, tha Lapaj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING