Connect with us

Politike

Hapsirat publike/ Rama shpërthen nga Vlora: Prokurorët që tradhtojnë shtetin do të përballen me pasoja

Kryeministri Edi Rama, një lidhje të drejtpërdrejtë në Facebook, pas takimit të zhvilluar në Vlorë, ka folur në lidhje me çlirimin e zonave publike të zëna.
Ai ka paralajmëruar se çdo prokuror i cili do të veprojë kundër interesave të Republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve, do të përballet me pasoja.

“Duke qenë se kërkova të kuptoj më shumë, u ndesha me një vendim të një prokuroreje zonja Gjeli, që më la pa fjalë. E ndava vendimin me disa të tjerë për të kuptuar atë që s’mund të kuptoja, pro edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë. Po ju lexoj si arsyeton zonja e shumë mirëpaguar me taksat e shqiptarëve e cila presupozohet që duhet të mbrojë pasuritë e përbashkëta të këtij populli nga individë si ai që ka “plagosur” Thethin në cënim total të çdo lloj norme të bashkëjetesës në këtë vend dhe shkelje flagrante të një sërë ligjesh, ku është edhe një zonë e mbrojtur

Duke qenë se kthehem nga Vlora, ku vijojmë punën që na obligon një mbështetje historike të marrë atje, po j them si e kemi të pamundur të zhvillojmë në një truall tërësisht shtetëror sepse një prokuror tjetër ka ëvënë pronat shtetërore në sekuestro, që zgjat prej vitesh, e të tilla ka plot.

I kërkova Ministrisë së Drejtësisë të veproja menjëherë ndaj zonjës Gjeli që la në baltë shtetin, qytetarët, të gjitha strukturat që përpiqen të ruajnë kufijtë e ligjit dhe është e padenjë për t’iu paguar nga taksapaguesit si prokurore. Kam përkuar që çështja e saj t’i përcillet KLP që të shohë dëmin e madh që ka sjellë mosfillimi i çështjes penale interesit publik, e të vlerësojë nëse është e denjë të paguhet nga tasat e qytetarëve. Ky është rasti i parë që do të pasohet sa herë që përballemi me prokurorë territoresh që paguhen më shumë se mësuesit e policët dhe tradhtojnë me paaftësi dhe padituri, apo edhe qëllim, me paturpësi tradhtojnë interesat e shtetit dhe qytetarëve”, tha ai.

Advertisement