Bota
Parlamenti çek refuzoi t’ia heqë imunitetin kryeministrit Andrej Babiš
Parlamenti çek refuzoi t’ia heqë imunitetin kryeministrit Andrej Babiš, duke bllokuar për momentin gjyqin e tij për një rast të dyshuar mashtrimi me një subvencion prej 2 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, raporton Reuters.
Çështja lidhet me financimin e projektit Stork Nest, një hotel dhe qendër konferencash pranë Pragës.
Prokurorët pretendojnë se kompania e lidhur me Babiš fshehu pronësinë për të përfituar nga fondet e ndara për bizneset e vogla.
Babiš i ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar ato si të motivuara politikisht.
Vendimi i Parlamentit e mbron atë nga ndjekja penale deri në fund të mandatit aktual parlamentar në vitin 2029.