Connect with us

Kosova

Haradinaj: Kurti po ndihmon Serbinë xhelate të shndërrohet në viktimë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur kryeministrin Kurti zullumqar dhe njëriu që po e shndërron Serbinë xhelate në viktimë

“Kryeministri është bërë i dëmshëm e zullumqar. Pasojat e pozicionimit të papërgjegjshëm të Kryeministrit të Kosovës në raport me ndërkombëtarët dhe pothuaj të gjitha temat që kanë të bëjnë me vendin, po vijnë!” – U shpreh Haradinaj teksa dhe theksoi se Perëndimi tani më me simpati po shikon Serbinë sesa Kosovën. Ai ka arritur që xhelatin ta shndërrojë në viktimë.

Sipas Haradinajt, pozicionimi i gabueshëm i kryeministrit Kurti me ndërmjetësuesit e dialogut, ka rikthye me urgjencë në tryezë në këtë moment delikat temën e Asociacionit.

Ndërkohë për lajmin e tërheqjes së njohjes së Kosovës si shtet nga ana e Togo-s, ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj u shpreh se Qeveria e Kosovës nuk ka strategji në luftën diplomatike kundër Serbisë.

“Albin Kurti jo vetëm që nuk mban komunikime të rregullta diplomatike me shtetet që janë të lëkundur, por ai nuk di as se ku gjenden në hartë dhe cilat janë emrat e kryeqyteteve të tyre” – Tha Hoxhaj

 

 

 

Advertisement