Connect with us

Aktualitet

“Haram e paç qumështin e nënës!”, shpërthen rrjeti për vrasjen e Klodianës. Çfarë shkruante ajo pak kohë më parë

Nëse një burrë pret që një grua të jetë engjëll në jetën e saj, më parë duhet të krijojë parajsën për të. Sepse engjëjt nuk jetojnë në ferr”. Ky është një status që Klodiana Vefa shkruante vetëm pak kohë më parë në një postim në rrjetet sociale.

Nëna e dy fëmijëve, e cila punonte në një piceri në zonën e Castelfiores, në Firenze ku dhe jetonte, ishte tejet aktive në rrjetet sociale. Në mesin e fotove të saj të pafundme, nuk mungojnë as ato me Alfredin, bashkëshortin 45-vjeçar me të cilin duket se donte të ndahej e që dyshohet si autor i vrasjes së saj.

Që nga momenti kur u përhap lajmi se 36-vjeçarja ishte qëlluar për vdekje pak metra larg shtëpisë, miqtë e saj nëpër rrjete sociale kanë vërshuar në komente. Dhimbja për humbjen e Klodianës është përzier me mërinë për njeriun që i mori asaj jetën.

Janë mësuar ta kenë gruan pronë, se kështu kanë parë në familje. Burrë vemje, jo gjë tjetër. Haram e paç qumështin e nënës!! Pushofsh në paqe, megjithëse nuk e di si mund të gjejë një shpirt paqe pa fëmijët afër! O zot sa e dhimbshme!”

“Një grua kaq e bukur dhe e re, u prefsh në paqe”.

“Ai i mallkuar do ta paguajë. Në tokë e dyshoj… në mënyrë që ajo pushojë në paqe. Kjo nuk është dashuri!”

“Maskara burrë, po fëmijët i la në mes të rrugës. Këta janë mostra, Zoti i dënoftë. Pastaj Klodiana, qofsh në paqe pranë perëndisë e dashur”.

“Nuk e kuptoj, si nuk i vjen keq për fëmijët e vet që i la pa mamin”.

“Vetëm burrë nuk i thuhet atij që vret një nënë, si do çfarë të kishte bërë”.

“Bastard!! U kalbsh në burg!! Çfarë luleje këpute, të gjorët fëmijë. Qofsh i mallkuar

Këto janë vetëm disa prej komenteve për humbjen e 36-vjeçares.

Edhe në rrjete sociale, Vefa e tregonte hapur gjendjen e saj emocionale.

“E njoh shumë mirë veten, jam prej betoni dhe xham. Disa gjëra nuk më prekin, të tjera më shkatërrojnë,’ – shkruante ajo krah një postimi në Instagram më 17 shtator.

Dashuria të merr gjithmonë pak në befasi, ka nga ata që pushtohen prej saj dhe në fund ikin dhe ka nga ata që e jetojnë atë me gjithë pasionin dhe forcën e tyre,” – thuhej në një postim tjetër, ndërkohë që shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë xhelozia.

Në fund fare të gjithë themi se gjithçka do të shkojë mirë kur asnjë nga ne nuk e di çfarë fundi do të kemi,” – shkruhej në postimin e fundit të gruas së vrarë.

Klodiana la pas djalin 17-vjeçar dhe vajzën 14 vjeçe. Mbrëmjen e së enjtes, Alfredi raportohet se i shkoi në shtëpinë ku gruaja jetonte me fëmijët dhe mes tyre nisi një zënkë. Më pas dolën jashtë në rrugë. Pak çaste më vonë u dëgjuan 3 të shtëna. Një prej plumbave i mori jetën Klodianës, ndërsa autori i dyshuar u largua me makinë nga vendi i ngjarjes.

Ishin fëmijët dhe familjarët që e gjetën të pajetë Klodianën.

Autoritetet italiane aktualisht në kërkim kanë shpallur pikërisht bashkëshortin e saj. Nga raportimet e deritanishme në mediat fqinje thuhet se çifti po ndahej e se mes tyre kishte pasur debate herë pas here, me në qendër xhelozinë e Alfredit.

Klodiana ishte me origjinë nga Fushë Kruja dhe jetonte prej rreth 17 vitesh në Itali

Advertisement