Aktualitet
“Harami i muajit Prill”/ Cili kandidat e meriton?

Në muajin prill, duket se janë harruar veprat e mira, pasi fatkeqësisht nuk kemi asnjë kandidat për hero. Mirëpo,, ajo që nuk na bën shumë krenarë është se ke shumë kandidatë për ‘Haramin e Muajit’ dhe na mbetet të prezantojmë vetëm ata dhe ju do zgjidhni se cili e meriton të shpallet harami i muajit.
I pari në listë është Papiqulo, i riu nga Kosova, i cili me makinën e tij jeshile bënte manovra të rrezikshme në çdo rrugë të mundshme. Këto manovra u bënë virale në rrjetet sociale dhe kjo po e shtynte më shumë të riun të bënte të tilla veprash. Mirëpo me sjelljen e tij ai ka vënë në rrezik jetën e shumë personave.
E dyta është gazetarja e Carlo Bollinos, Odeta Dume. Ajo është ë këtë listë, pasi për disa klikime dhe për të rritur shikueshmërinë, në emisionin e saj, LIVE i dha lajmin mamasë së Brisildës 22-vjeçare se vajza e saj kishte vdekur. Kjo mungesë profesionalizmi dhe etike solli reagim të madh të qytetarëve por edhe të kolegëve gazetarë.
I treti është Urim Hyseni, i riu nga Kosova që ekzekutoi mamanë e tij. Ai i preu kokën mamasë dhe tregonte në polici se kjo ishte një porosi nga alienët dhe rusët.
I katërti është Gëzim Sulollari, instruktori i patentës, i cili ngacmonte seksualisht vajzat kursante. Ai i dërgonte atyre mesazhe të papërshtatshme dhe foto të organit gjenital.
E pesta është Deborah Keçi, drejtoresha patronazhiste e Erion Veliajt. Drejtoresha, e nxehur me rezultatin, u fut në fushën e basketbollit dhe i hodhi në kokë arbitrit, bluzën që kishte rënë në tokë. Ky gjest ka marrë shumë komente negative.
Megi Pojani, modelja dhe moderatorja e njohur u bë virale për videon ku shfaqej duke dridhur të pasmet tek varri i stërgjyshes. Ajo bënte veprime të papërshtatshme mbi varrin e të afërmes dhe ky veprim mori shumë komente negative nga qytetarët.
I shtati është Endri Meksi, djali miliarder i ish-presidentit, i cili edhe pse ka marrë miliarda lekë nga xhepat e shqiptarëve gjen kohën të tallet me ta. Në vend që të japë llogari për çdo qindarkë të marrë, ai komenton dietën e tj dhe paraqitjen fizike.
Klodiana Kapo, drejtoreshë e Faktoje, një organizatë e Sorosit, për llogari të Lali Lekut. Me urdhër nga lart ajo po bën çmos që të cënojë zërin e qytetarëve që shkruajnë për JOQ ALBANIA.

