Connect with us

Kosova

HARRONI heqjen e sanksioneve, Stano për ndalimin e hyrjes së Porfirie

Peter Stano, ka thënë se Prishtina me ndalimin e hyrjes së Patriarkut Porfirie, ka shkelur Marrëveshjen për vizitat zyrtare të rënë dakord në Bruksel në vitin 2014. Ai theksoi se tema e takimit të sotëm në Bruksel do të jetë dinari, por se BE-ja nuk e humb rastin për të përcjellë mesazhet e saj, si dhe pakënaqësinë me veprime të caktuara. “Vizita e Patriarkut Porfiri në Kosovë është pjesë e një Marrëveshjeje të rëndësishme të Dialogut dhe është dashur të lejohet. Duke refuzuar hyrjen e tij, Qeveria e Kosovës ka shkelur Marrëveshjen për Vizitat Zyrtare që Kisha Ortodokse Serbe të jetë në kontakt me besimtarët në Kosovë”- deklaroi Stano dhe shtoi se një veprim i tillë është kundër parimeve themelore të çdo shoqërie demokratike multietnike dhe tolerante. “Bashkimi Evropian vazhdon të përsërisë thirrjen e tij për zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të të gjitha marrëveshjeve nga dialogu, përfshirë atë për vizitat zyrtare”, tha zëdhënësi i BE-së dhe sipas tij, takimi i sotëm në Bruksel do fokusohet në një agjendë shumë të specializuar, por se BE-ja nuk do të mungojë të shprehë qëndrimin e saj.

Gjithashtu shtetet anëtare të QUINT-it  janë shprehur “të shqetësuar” për moslejimin e vizitës në Kosovë të Porfirije dhe peshkopëve të tjerë për të marrë pjesë në fillimin ceremonial të kuvendit vjetor të Sinodës së Patriarkanës së Pejës.

QUINT-i, përmes një komunikate për media ka thënë se vendimi i pushtetit ka qenë në kundërshtim me planin e Ahtisaarit.

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, si dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, janë të shqetësuara me vendimin e Qeverisë së Kosovës I cili është në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit, që qartë përshkruajnë të drejtat, priviligjet, imunitetet e klerit të Kishës Ortodokse Serbe dhe nuk është në përputhje me obligimet e Kosovës të marra në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në reagimin e QUINT-it, teksa dhe kanë potencuar se kanë pritshmëri nga Kosova që të përmbush standardet më të larta të të drejtave të njeriut.

Në të kaluarën, pjesëmarrja e patriarkut serb në ceremoni fetare në Kosovë është shoqëruar me fjalor të papranueshëm, duke nxitur përçarje. Patriarkana është fokusuar prej kohësh në promovimin dhe zbatimin e ideologjisë nacionaliste e irredentiste të “Serbisë së Madhe” në aktivitetet publike. Patriarku Porfirije ka ardhur disa herë në Kosovë, ndërsa herën e fundit ka hyrë në territorin e Kosovës në janar të vitit 2024, pikërisht në kohën kur tensionet midis Kosovës dhe Serisë ishin ngritur në nivele shpërthyese, posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe.

 

Advertisement