Connect with us

Aktualitet

Harta e re gjyqësore/ 840 çështje të Kavajës i kalojnë Gjykatës së Durrësit

Harta e re gjyqësore në vend ka mbyllur Gjykatën e Kavajës dhe Prokurorinë pranë saj. Nga sot qytetarët e Kavajës, Rrogozhinës dhe fshtrave pranë tyre duhet që t’i drejtohen Durrësit për problemet e tyre me drejtësinë.

Rreth 840 çështje gjyqësore të pambyllura janë dërguar në Gjykatën e Durrësit dhe prokurorinë e saj. Por përfaqësues të sistemit gjyqësor kanë propozuar se puna të vijonte po në ambientet ku ndodhej Gjykata, por të ishte në varësi të Durrësit.

Sot nis faza e dytë e implementimit të hartës së re gjyqësore, ku nuk do të funksionojnë 9 Gjykata të Shkallës së Parë në rrethe dhe 9 prokurori. Prej sot, gjykatat e shkallës së parë riorganizohen dhe nga 22 mbeten 13. Gjykatat e Shkallës së Parë që mbyllen janë në Tropojë, Mat, Kurbin, Krujë, Pukë, Lushnje, Kavajë, Përmet dhe Pogradec. Së bashku me to, pushojnë së ekzistuari edhe prokuroritë përkatëse të këtyre rretheve gjyqësore.

Advertisement